Banorët e Komunës Qendër do të marrin nga 1.5 denarë për çdo të ricikluar

Maqedonia

Banorët e Komunës Qendër do të marrin nga 1.5 denarë për çdo të ricikluar

Më: 12 janar 2020 Në ora: 19:39
Foto ilustrim

Me vendosjen e makinave për riciklim të shisheve plastike dhe të qelqit, ndërmarrja publike ‘Parkingjet e Komunës së Qendër’ dhe Komuna Qendër do t’i motivojnë banorët që të përfshihen në selektimin e mbeturinave.

Gjatë kësaj, përmes subvencioneve komunale do të marrin nga 1.5 denarë për çdo shishe të ricikluar. Siç njoftuan nga komuna, deri në fund të vitit 2020 do të vendosen 27 makinat për riciklim në gjithë territorin e Komunës Qendër.

“Tashmë janë siguruar nëntë makina prej 27 të planifikuara dhe do të fillojmë me vendosjen e tyre në fillim të muajit mars. Për këtë projekt punojmë më tepër se një vit dhe vlerësoj se do të kemi ndikim të madh jo vetëm në zhvillimin e vet ndërmarrjes tonë, por edhe në ngritjen e vetëdijes te qytetarët për procesin e riciklimit”, potencoi Vasko Kuçevski, drejtori i NP ‘Parkingjet në Komunën Qendër”.

Të gjithë banorët që do të përfshihen në procesin e selektimit të mbeturinave do të marrin subvencione nga komuna për çdo shishe plastike të ricikluar.

Për çdo shishe të ricikluar, paratë do të rrjedhin në llogarinë e kartelës ‘GreenPay Card’, me të cilën do të ju mundësohet të blejnë me lirim në disa markete, shitore, lokale dhe të ngjashme, apo të paguajnë për shërbimet që i ofron ndërmarrja.

“Për këtë projekt, Komuna Qendër ka ndarë subvencione në buxhetin për vitin 2020 dhe për çdo shitje të ricikluar janë siguruar 1.5 denarë. Njëkohësisht, janë siguruar edhe mjete për 18 makina të tjera. Shpresoj se ky shembull pozitiv do të jetë në fillim në të cilin do të përfshihen edhe komunat tjera, institucionet si dhe kompanitë private, me qëllim që komunat, Bashkia e Shkupit dhe Maqedonia e Veriut ta bëjmë vend më të bukur për të jetuar”, shtoi, kreu i Komunës Qendër, Sasha Bogdanoviq.

Ata njoftuan se deri në fund të muajit do të lëshohet edhe aplikacioni i NP ‘Parkingjet e Komunës Qendër’ i cili do t’ua lehtësojë pagesën, dhe nëpërmes tij do të mund të paraqiten të gjitha problemet komunale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat