Xhaferi: Protokolli për në NATO, para shpërndarjes së Kuvendit

Maqedonia

Xhaferi: Protokolli për në NATO, para shpërndarjes së Kuvendit

Më: 13 janar 2020 Në ora: 14:23
Talat Xhaferi

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, sot në konferencë për shtyp tha se protokolli për anëtarësimin e vendit në NATO, do të vendoset në rend dite para se të shpërndahet Kuvendit.

Ai tha se pas formimit të Qeverisë në Spanjë, do të lehtësohet procedura edhe në vendin tonë.

“Kemi parasysh se në Spanjë veçmë kemi qeveri, pres që atje të filloj procedura e cila na e lehtëson çështjen dhe neve. Që të mos del se kreu i Kuvendit është frenues i procesit, sigurisht që para se të shpërbëhet Kuvendi, kjo do të jetë në rend dite”, tha Talat Xhaferi.

Ai shtoi se Ligji për Kuvendin, prej nesër është në procedurë parlamentare dhe ka të bëjë për rregullimin e statusit të nëpunësve të Kuvendit.

“Të gjitha konsultat që i kemi bë ish kryeministrin, Zoran Zaev dhe funksionar tjerë kemi konstatuar se parlamenti nuk është plotësisht i pavarur. Andaj edhe ligji për Kuvendin është në drejtim të pavarësisë së plotë të Kuvendit”, deklaroi Xhaferi.

Ligji për Kuvendin prej nesër do të jetë në procedurë parlamentare, ndërkohë që pas miratimit në zbatim do të jetë nga 1 janari i vitit 2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat