Pushteti dhe opozita me qëndrime të kundërta për shfuqizimin e lustrimit

Maqedonia

Pushteti dhe opozita me qëndrime të kundërta për shfuqizimin e lustrimit

Më: 13 janar 2020 Në ora: 14:44
Foto ilustrim

Pushteti dhe opozita në Maqedoni kanë shprehur qëndrime të kundërta në lidhje me propozim-ligjin për shfuqizimin e lustrimit.

Pasi OBRM-PDUKM paralajmëroi se do ta bllokojë ligjin me amendamente, nga LSDM thonë se opozita nuk dëshiron t’i pranojë gabimet, për siç thonë, lustrim të montuar politikisht.

Deputetja e LSDM-së Snezhana Kaleska-Vançeva, tha se Mickoski dhe OBRM-PDUKM-ja punojnë nën urdhrat e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski.

Para se të fillojë seanca e sotme në Komisionin për Sistem Politik në të cilën duhej të diskutohej për këtë propozim-ligj, OBRM-PDUKM-ja njoftoi se nuk do ta mbështesë.

Kryetari i Komisionit Aleksandar Kiracovski, e ndërpreu seancën e sotme me kërkesë të opozitës, të cilët kërkuan që propozim-ligjin ta arsyetojë ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat