Kiracovski: Përveç OBRM-PDUKM-së, shfuqizimin e lustrimit e pengojnë BDI dhe PDT

Maqedonia

Kiracovski: Përveç OBRM-PDUKM-së, shfuqizimin e lustrimit e pengojnë BDI dhe PDT

Më: 13 janar 2020 Në ora: 16:05
Aleksandar Kiracovskit

Kryetari i Komisionit për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes komuniteteve, Aleksandar Kiracovskit nëpërmjet një konferencë për shtyp tha se, përveç OBRM-PDUKM-së, sot pasdite kundër shfuqizimit të lustrimit kanë qenë edhe deputetët nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim dhe Partisë Demokratike të Turqve.

“Me keqardhje duhet të konstatoj se krahas deputetëve të OBRM-PDUKM-së, kundërshtimin e shfuqizimit të lustrimit u bashkëngjitën dy parti, përkatësisht BDI dhe DPT”, tha Kiracovski.

Kiracovski thotë se Ligji për shfuqizimin e lustrimit ka nevojë për “koordinim më të madh politike” me të gjitha partitë politike, por pa sqaruar se ç’do të thotë kjo.

Ndryshe, seanca nuk u mbajt për shkak të mospasjes së kuorumit të mjaftueshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat