Ulet dukshmëria për shkak të mjegullës në disa vende në Maqedoni

Maqedonia

Ulet dukshmëria për shkak të mjegullës në disa vende në Maqedoni

Më: 13 janar 2020 Në ora: 18:54
Foto ilustrim

Siç njoftoj nga ndërmarrja publike ‘Rrugët e Maqedonisë’, për shkak të mjegullës është ulur dukshmëria prej 50 deri 100 metra në rrugën Veles – Katllanovë dhe Koçan – Berovë, prej 50 deri 80 metra në rrugën Kumanovë – Kriva Pallnakë, prej 20 deri 30 metra në rrugën Tetovë – Kodra e Diellit dhe Shën Nikolla – Kumnaovë.

Komunikacioni në Maqedoni po zhvillohet në rrugë të lagështa.

Dendësia e komunikacionit jashtë qyteteve është mesatar ndërsa në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur të qarkullimit, respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit dhe drejtim të kujdesshëm me automjetin, veçanërisht në rrugët nëpër fushëgropat, luginat e lumenjve dhe grykat malor, ku ka mundësi për paraqitje të shembjeve.

Kjo veçanërisht ka të bëjë me akset rrugore Katllanovë-Veles, Mavrovë-Dibër-Strugë, Vinicë-Berovë dhe Koçan-Dellçevë.

Gjithashtu, nga 15 nëntori 2019, ka hyrë në fuqi detyrimi ligjor për posedim të pajisjeve dimërore nëpër makina, që do të zgjasë deri më 15 mars.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat