Tregtarët sërish në protesta, bllokohet një pjesë e bulevardit “Kirili dhe Metodi” në Shkup

Maqedonia

Tregtarët sërish në protesta, bllokohet një pjesë e bulevardit “Kirili dhe Metodi” në Shkup

Më: 14 janar 2020 Në ora: 10:39
Foto ilustrim

Tregtarët e Tregut të Gjelbër të cilët kërkojnë uljen e çmimit të parkingut në Komunën Qendër, sot për herë të dytë kanë dalë në protesta, me çka e kanë bllokuar një pjesë të bulevardit “Kirili dhe Metodi” në qendër të Shkupit.

Policia i rikahëzon makinat drejt udhëkryqit tek parkingjet me kate “26 korriku”.

Nga Ndërmarrja Publike “Parkingjet në Komunën Qendër” dje përmes një kumtese shprehën keqardhje për pakënaqësinë tek tregtarët – pronarë të tezgave në Tregun e Gjelbër në Qendër.

Tregtarët thonë se rritja e çmimit të parkingjeve ua dëmton përfitimet edhe ashtu të ulëta nga tregu dhe kërkojnë që ora e parë për parkim të jetë pa pagesë, ndërsa për çdo orë tjetër të vlejë çmimi i vjetër.

Ndërmarrja Publike “Parkingjet në Komunën Qendër” javën e kaluar solli vendim, me të cilin prej 8 janar çmimet për parking u rritën për 20 denarë, me çka një orë parking tani kushton 70 denarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat