Spasovski: Dënojmë gjuhën e urrejtjes kundër gazetarëve, institucionet të hetojnë kërcënimet

Maqedonia

Spasovski: Dënojmë gjuhën e urrejtjes kundër gazetarëve, institucionet të hetojnë kërcënimet

Më: 14 janar 2020 Në ora: 11:10
Oliver Spasovski

Kryeministri teknik, Oliver Spasovski në konferencë për shtyp në qeveri e dënoi gjuhën e urrejtjes ndaj gazetarëve duke theksuar se institucionet duhet të hetojnë rastet dhe t’i dënojnë.

“Të gjithë duhet të kontribuojmë kundër gjuhës së urrejtjes, zero tolerancë për gjuhën e urrejtjes. Dënojmë gjuhën e urrejtjes ndaj gazetarëve, institucionet e kanë për detyrë që çdo sulm ndaj gazetarëve ta hetojnë, ta vërtetojnë dhe ta dënojnë”, tha Spasovski.

Sipas tij, të gjitha ministrat duhet të sigurojnë vazhdimësinë e funksionimit të institucioneve.

Ai theksoi se pret bashkëpunim me qeverinë, Kuvendim, KSHZ-në dhe Komisionin Anti-korrupsion me qëllim që të zbatohen zgjedhje demokratike dhe të lira.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat