Komunikacioni në Maqedoni, mjegull në disa rrugë

Maqedonia

Komunikacioni në Maqedoni, mjegull në disa rrugë

Më: 15 janar 2020 Në ora: 09:56
Foto ilustrim

Komunikacioni nëpër rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa nëpër disa rrugë të lagështa, me intensitet mesatar në rrugët shtetërore jashtë mjediseve urbane.

Dukshmëria e zvogëluar deri në 50 metra për shkak të mjegullës mund të shihet në rrugën Tetovë – fshati Gajre, në qafën malore Presekë, afër Pavleshnicës, tek Kulla-Katllanovë, Stracin, si dhe në Ohër, Strugë dhe Makedonski Brod.

Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit dhe drejtim të kujdesshëm të automjetit, veçanërisht në rrugët nëpër fushëgropa, luginat e lumenjve dhe grykat malore ku ka mundësi për shembje. Kjo veçanërisht ka të bëjë për akset Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat