Gjendja aktuale në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe aspiratat e vendit për anëtarësim në BE ishin temë diskutimi në takimin e sotëm tv kryetarit Stevo Pendarovskit me eurokomesarin për politikë fqinjësore dhe për zgjerim të BE-sëm Oliver Varhelyi.
Pendarovski uroi Varhelyi për emërimin për eurokomesar dhe se ai do të kontribojë në mbështetjen e perspektivës së zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkani Perëndimor.
Kreytari Pendarovski, siç njoftojnë nga kabineti i tij, ka theksuar se itnegrimi evropian dhe euroatlantik mbetet qëllim strategjik i shtetit tonë. Pendarovsi ka thënë se po presin finalizimin e anëtarësimi në NATO dhe pas kësaj shteti do të përqendrohet në hapjen e bisedimeve për anëtartësim në BE.
Pendarovski, sipas njoftimit, ka theksuar Maqedonia e Veriut mbetet e përkushtuar në agjendën evropiane duke marrë parasush se për anëtarësimin në BE ka konsensus mes partive politike dhe nga qytetarët e vendit. Ai shpreson se deri në mars të këtij viti do të definohet metodologjia e re r procesit të zgjerimit.