Spasovski: Presim fillim të bisedimeve gjatë këtyre muajve - Bota Sot
Spasovski: Presim fillim të bisedimeve gjatë këtyre muajve

Maqedonia

Spasovski: Presim fillim të bisedimeve gjatë këtyre muajve

Më: 15 janar 2020 Në ora: 17:09
Oliver Spasovski

Kryeministri teknik, Oliver Spasovski pas takimit me eurokomesarin, Oliver Varheyi në konferencë për shtyp tha se fillimi i bisedimeve për anëtarësim duhet të nisë gjatë këtyre muajve.

“Rekomandimi nga KE vjen si rezultat i reformave të suksesshme dhe si rezultat i vendimeve të guximshme për zgjidhjen e kontesteve me fqinjët tanë”, tha Spasovski në konferencën e përbashkët me Varheyi.

Ai theksoi se vendi pret vendim që nga tetori i vitit të kaluar, kur vendi bëri gjithçka për nisje të bisedimeve, por siç tha ai, kishte dëshpërim dhe pranuam gabimi strategjik së shpejti do të përmirësohet.

“Programi i KE-së së re është shpresë për shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe forcim të pozicionit tonë si anëtarë të ardhshëm të BE-së. KE është aleati ynë”, tha Spasovski.

Ai shtoi se Maqedonia është e interesuar sa më shpejt të publikohet metodologjia e re.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat