Sonja Trifunovska zgjidhet zëvendëse e Avokatit të Popullit në Maqedoni

Maqedonia

Sonja Trifunovska zgjidhet zëvendëse e Avokatit të Popullit në Maqedoni

Më: 15 janar 2020 Në ora: 21:40
Kuvendi

Deputetët me 63 vota “pro”, tetë kundër dhe pa abstenim këtë pasdite zgjodhën Sonja Trifunovska si zëvendës Avokat të Popullit, e cila do të punojë në Shkup.

Qeveria dhe opozita kishin mendime të kundërta për propozimin që Trifunovskës, një e diplomuar për drejtësi në Tetovë, të ishte zëvendës i Avokatit të Popullit.

Nikolla Micevski nga OBRM-PDUKM e akuzoi LSDM-në se edhe në institucionin e Avokatit të Popullit dëshiron të instalojë kuadrin e saj dhe të hedh njollë në punë. Ai tha se Sonja Trifunovska është anëtare e Komisionit të LSDM-së dhe anëtarë të Forumit të grave të LSDM-së.

Avokati Popullit Ixhet Memeti theksoi se është e drejta e tij që të propozojë zëvendësit e tij para Kuvendit. Ai informoi deputetët se nga tre nga kandidatët vetëm dy i plotësojnë kushtet, ndërsa një prej tyre është Trifunovska.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat