OBRM-PDUKM: Për Makradulin dhe LSDM-në fajtorë janë instrumentet matëse të ndotjes së ajrit

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Për Makradulin dhe LSDM-në fajtorë janë instrumentet matëse të ndotjes së ajrit

Më: 16 janar 2020 Në ora: 10:31
OBRM-PDUKM

Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së thuhet se me LSDM në pushtet për çdo ditë mbushen spitalet si pasojë e ajrit të ndotur.

“Sipas të dhënave të Organizatës Shëndetësore Botërore, më shumë se tre mijë qytetarë të Maqedonisë në vjet humbin jetën për shkak të ajrit të ndotur. Në vend të masave reale, për Makradulin dhe LSDM-në fajtorë janë instrumentet matësi. Makraduli dhe SLDM përpiqen t’i gënjejnë qytetarët se instrumentet matëse janë fajtorë që Shkupi dhe Nju Delhi janë në mesin e qyteteve më të ndotura në botë”, shprehen nga OBRM-PDUKM.

Sipas tyre, spitalet janë të mbushura për shkak të paaftësisë së qeverisë me të sëmurë kronikë, të moshuar dhe fëmijë, të cilët për shkak të ajrit të ndotur kanë probleme me shëndetin.

“Kaluan tre vite nga ku për çdo vit rritej buxheti shtetëror, vite ku qeveria e Zaev nuk ofroi asnjë zgjidhje për problemin e ajrit të ndotur, përkundrazi prej viti në vit cilësia e ajrit është më e keqe”, shprehen nga OBRM-PDUKM.

Ata shtojnë se Shkupi vazhdimisht gjendet në listën e qyteteve më të ndotura në botë dhe kësaj liste iu bashkëngjitën disa qytete të Maqedonisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat