Bogdanoviq: Njerëzit duhet të kuptojnë se në Komunën Qendër jetohet 24 orë, prandaj është shtrenjtuar parkingu

Maqedonia

Bogdanoviq: Njerëzit duhet të kuptojnë se në Komunën Qendër jetohet 24 orë, prandaj është shtrenjtuar parkingu

Më: 16 janar 2020 Në ora: 12:56
Sasha Bogdanoviq

Kryetari i Komunës Qendër, Sasha Bogdanoviq sot foli për situatën e parkingjeve në Komunën Qendër.

“Unë e kuptoj se në qendër të Shkupit vinë nga të gjitha komunat. Këto politika të vendosjes së parkingjeve rezidente, vetëm për banorët dhe rritja e çmimeve kanv për qëllim që t’i detyrojmë njerëzit të përdorin sa më pak automjete dhe të kuptojë se këtu dikush jeton 24 orë, dhe jo vetëm 2-3 orë”, tha Bogdanoviq.

Ai tha se i kuptojmë të tjerët por edhe ata duhet t’i kuptojnë ata që jetojnë në qendër.

Ndryshe, edhe gjatë ditës së sotme kishte protesta nga tregtarët e Shkupit për shkak të shtrenjtimi të parkingut. Ata disa ditë me radhë bllokojnë rrugën ‘Shën Kirili dhe Metodi’ për të shfaqur revoltën ndaj këtij shtrenjtimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat