Për shkak të mjegullës anulohen disa fluturime në aeroportin e Ohrit

Maqedonia

Për shkak të mjegullës anulohen disa fluturime në aeroportin e Ohrit

Më: 16 janar 2020 Në ora: 16:35
Foto ilustrim

Për shkak të mjegullës sërish janë anuluar disa fluturime dhe aterime në aeroportin e Ohrit “Shën Apostol Pavle”.

Ulja e aeroplanit nga Vjena në orën 07:50 është anuluar. Gjithashtu është anuluar edhe ulja e aeroplanit nga Vjena në orën 08:20. Ndërsa i njëjti është drejtuar për në aeroportin e Shkupit.

Anulime dhe rikahëzime të fluturimeve në aeroportin e Ohrit ka pasur edhe dje dhe pardje.

Nga “TAV Aeroporte” ju bëjnë thirrje udhëtarëve që t’i ndjekin gjitha informacionet që publikohen në faqen e tyre zyrtare në internet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat