Xhaferi: Është siguruar pavarësimi financiar i Kuvendit - Bota Sot
Xhaferi: Është siguruar pavarësimi financiar i Kuvendit

Maqedonia

Xhaferi: Është siguruar pavarësimi financiar i Kuvendit

Më: 16 janar 2020 Në ora: 18:14
Talat Xhaferi

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi tha se me miratimin e pavarësimit financiar të administratës kuvendare është e rëndësishme për shërbimet kuvendare.

Ai theksoi se propozimi për ndryshime dhe pleqësimet të Ligjit për Kuvend është miratuar nga të gjitha grupet kuvendare.

“Duhet të theksojmë se edhe formalisht ishte i pavarur, Kuvendi si institucion ishte plotësisht i varur nga Qeveria sa i përket ekipimit të tij, avancimit dhe punësimit”, tha Xhaferi i cili shtoi se është e rëndësishme për shërbimet kuvendare miratimi i këtij ligji.

Në seancën e sotme kuvendare, me 82 vota ‘për’, Kuvendi miratoi ndryshimet dhe plotësimit e Ligjit për Kuvend.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat