Kostadinov: OBRM-PDUKM angazhohet për amnistinë e kriminelëve - Bota Sot
Kostadinov: OBRM-PDUKM angazhohet për amnistinë e kriminelëve

Maqedonia

Kostadinov: OBRM-PDUKM angazhohet për amnistinë e kriminelëve

Më: 16 janar 2020 Në ora: 21:46
Kostadin Kostadinov

Pozicioni ynë është i qartë që nga fillimi në ligjin për Prokurorinë Publike. Ky ligj duhet të miratohet për krijimin e një shteti juridik. Komisioneri për Zgjerim ishte i qartë në pikëpamjet e tij. Të gjitha përpjekjet e opozitës së OBRM-PDUKM-së në lidhje me amnistinë e krimit dhe kriminelët nuk duhet të kalojë, tha zëdhënësi i LSDM-së, Kostadin Kostadinov.

“Është e rëndësishme që shteti të miratojë ligjin e ri për Prokurorinë Publike. Ne i bëjmë thirrje të gjitha partive politike të ngrihen mbi interesat e partive së bashku dhe të mbështesin ligjin. Kjo do të tregojë që ata qëndrojnë për shtet të së drejtës”, thotë Kostadinov.

Ai shton se është absurde që në ekipin negociues të OBRM-PDUKM-së për këtë ligj ka një të akuzuar dhe avokatë i akuzuarit nga PSP.

“Nuk është e lehtë për ekipin tonë negociator kur në anën tjetër ata kanë Antonio Milloshoski, i cili është një nga të akuzuarit të PSP-së, si dhe dy avokatë që përfaqësojnë njerëz që janë të paditur nga PSP”, tha Kostadinov.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat