Merkel dhe Plenkoviq shprehen optimistë në nisjen e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë - Bota Sot
Merkel dhe Plenkoviq shprehen optimistë në nisjen e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Maqedonia

Merkel dhe Plenkoviq shprehen optimistë në nisjen e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Më: 17 janar 2020 Në ora: 09:21
Andrej Plenkoviq, Angela Merkel

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel në takimin e djeshëm në Berlin me kryeministrin kroat, Andrej Plenkoviq theksuan se shpresojnë që do të ketë përparim në hapjen e negociatave për anëtarësim me Maqedoninë e Veritu dhe Shqipërinë me BE-në në Samitin në maj në Zagreb.

“Samiti për Ballkanin Perëndimor, që do të mbahet në Sagreb është e rëndësishme për shkak të problemeve me nisjen e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Shpresojmë se në Samitin e BE-së dhe vendet e Ballkanit Perëndimor do të arrihet përparin në atë fushë”, tha Merkel pas takimit me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq.

Edhe kryeministri kroat, Plenkoviq u shpreh optimist për Samitin e Bashkimit Evropian që do të mbahet më 5 dhe 6 maj.

“Ky Samit do të japë perspektivë reale në marrëdhëniet e BE-së me vendet fqinje, që ta dime se me çfarë dinamike lëvizin këto vende drejt anëtarësimit”, tha Plenkoviq.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat