Kuvendi i Maqedonisë më dy seanca kuvendare

Maqedonia

Kuvendi i Maqedonisë më dy seanca kuvendare

Më: 17 janar 2020 Në ora: 09:25
Kuvendi i Maqedonisë

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot do t’i mbajë seancat e 126 dhe 127-të.

Siç është paralajmëruar në agjendën e seancës së 123-të është Propozim-ligji për ndryshime dhe plotësime të Kodit Zgjedhor, sipas procedurës së shkurtuar, Propozim-ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për dokumente elektronike, identifikim elektronik dhe shërbime të besueshme si dhe propozimi plotësues i Ligjit për informata të klasifikuara dhe të ligjit për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për mbrojtje.

Për Propozim të programit për shënim të përvjetoreve jubilare të ngjarjeve të rëndësishme dhe personalitete të shquara në vitin 2020. Propozim i ligjit për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për parandalim dhe mbrojtje nga
diskriminimi dhe për Propozim të ligjit për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për familjen, sipas procedurës së shkurtuar do të bisedohet në seancën e 126-të.

Deputetët do të diskutojnë edhe për Propozim ligjin për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për mbrojtje nga shqetësimet në vendin e punës,  Propozim ligji për ndryshime të Ligjit për marrëdhënie pune dhe sipas Propozim-ligjit për ndryshime të Ligjit për praktikë, sipas procedurës së shkurtuar.

Në rend dite janë edhe shumë ndryshime dhe plotësime të Ligjit për revizionin shtetëror, për revizion, për punën devizore, për borxh, për këmbim, për shoqata financiare, të gjitha në lexim të parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat