Milloshoski: Ka mundësi për marrëveshje për Ligjin për Prokurori Publike - Bota Sot
Milloshoski: Ka mundësi për marrëveshje për Ligjin për Prokurori Publike

Maqedonia

Milloshoski: Ka mundësi për marrëveshje për Ligjin për Prokurori Publike

Më: 17 janar 2020 Në ora: 15:20
Antonio Milloshoski

Ekipi juridik i OBRM-PDUKM-së gjatë ditëve të ardhshme do ta analizojë Propozim-ligjin e Prokurorisë Publike ndërsa gjatë javës së ardhshme pritet që të dakordohet termin për takim me përfaqësuesit e ekipit qeveritar, përkatësisht LSDM dhe BDI.

Antonio Milloshoski nga grupi i OBRM-PDUKM-së thotë se edhepse deri në shpërbërjen e Kuvendit ka më pak se një muaj, ekzistojnë mundësi që të arrihet dakordësim për Prokurorinë Publike.

“Gjatë ditës së djeshme morëm Propozim-ligj nga partnerët e koalicionit LSDM dhe BDI për Prokurorinë Publike. Është Propozim-ligj i katër me tekst më ndryshe nga tre propozimet tejra dhe nga ai që është në procedurë kuvendare”, tha Milloshoski.

Ai i bëri thirrje shumicës kuvendare ta heqë nga procedura kuvendare ligjin në mënyrë që të bisedohet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat