Zaev i bën thirrje Mickoskit të gjejnë zgjidhje për Ligjin për Prokurori Publike - Bota Sot
Zaev i bën thirrje Mickoskit të gjejnë zgjidhje për Ligjin për Prokurori Publike

Maqedonia

Zaev i bën thirrje Mickoskit të gjejnë zgjidhje për Ligjin për Prokurori Publike

Më: 17 janar 2020 Në ora: 15:33
Zaev dhe Mickoski

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev shprehet optimist se më 12 prill dhe para shpërndarjes së Kuvendit, do të miratohet Ligji për Prokurori Publike.

Zaev sot i bëri thirrje kryetarit të OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoskit të gjejnë zgjidhje.

Miratimi i ligjit, thotë Zaev, është obligim për të gjithë. Ai më së shumti shpreson në grupin kuvendar të deputetëve të pavarur.

“Dëshiroj të miratohet ligji. besoj se deri më 12 prill kemi më pak se katër javë. Duhet të bëjmë gjithçka. Bisedova me eurokomesarin, se LSDM dhe koalicioni janë të gatshëm. e luta të bisedojë edhe me opozitës. Me siguri kanë biseduar”, u shpreh Zaev.

Ai thotë tha se me këtë Propozim ligj, nuk ka PSP.

“PSP është me lëndë të garantuara. Janë në kompetencë të prokurorit publik shtetëror dhe në procedurë gjyqësore. Të relaksuar nga kjo, duhet të ulemi dhe të gjejmë zgjidhje ligjore. OBRM-PDUKM do të mbetet opozitës dhe ne duhet të zgjedhim këtë. Madje edhe nëse ndryshojnë palët ne duhet të vendosim për këtë. Askush nga jashtë nuk do ta zgjidh këtë çështje”, tha Zaev.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat