Arrestohet Emil Jakimovski për shkak të kërcënimit të gazetarëve

Maqedonia

Arrestohet Emil Jakimovski për shkak të kërcënimit të gazetarëve

Më: 17 janar 2020 Në ora: 16:32
Foto ilustrim

Policia sot ka arrestuar Emil Jakimovski për kërcënimet ndaj gazetareve.

Arrestimi është epilog i shumë denoncimeve që personi në fjalë i ka marrë për dhunë në familje por edhe për denoncimet e fundit të gazetarëve, Meri Jordanovska dhe Iskra Koroveshovska.

Ai më herë u përjashtua nga puna nga Regjistri Qendror, ku ka punuar si ndihmës-udhëheqës në sektor. Drejtorja e Rejgistrit Qendror, Marija Boskovska, mori vendim ku ndalohet marrëdhënie e punës me Emil Jakomovskin për shkak se siç njoftuan nga ky institucion, janë shkelur rregullat e Marrëveshjes kolektive të Regjistrit Qendror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat