Shkolla në Reçicë, ASH-ja ironizon me institucionet

Maqedonia

Shkolla në Reçicë, ASH-ja ironizon me institucionet

Më: 18 janar 2020 Në ora: 21:41
Ilustrim

Forumi Rinor i Aleancës për Shqiptarët ka akuzuar Ministrinë e Arsimit dhe Komunën e Tetovës për mospërmbushjen e premtimeve për ndërtimin e shkollës në Reçicë të Vogël. Ata madje kanë ironizuar me premtimet e komunës së shkolla do të ndërtohet me donacion kinez, duke prezantuar kështu një maketë shkollë që inaugurohej nga një manekin kinez.

Gjendemi këtu para shkollës fillore të lagjes Reçicë e Vogël, e cila, siç u premtua në vitin 2013 u ndërtua nga donatori kinez, e që është i pranishëm sot me ne në inaugurimin e kësaj shkolle. Mirëpo, ashtu siç shihet, fatkeqësisht, donatori kinez, si shumë mallra kineze doli se na paska qenë fals, njësoj si premtimet e Teuta Arifi që nga viti 2013. Fatkeqësia më e madhe është se, më 14 janar të këtij viti u publikua edhe vendimi për ndërtimin e kësaj shkolle nga ministri i kompetencave Arbër Ademi, i cili, edhe kësaj here, përpiqet të tallet me nevojat dhe ndjenjat e banorëve të Reçicës së Vogël- tha Donika Bakiu FRASH

Për dallim nga komunës së Tetovës e cila nuk komentoi rastin, Ministri i arsimit Arbër Ademi në një reagim me shkrim për Alsat thotë se jo vetëm kjo shkollë, por edhe ajo e Bllacës, së shpejti do të nisin të ndërtohen.

Ata të cilët nuk kanë kapacitete, vizion dhe ide, sigurisht se nuk iu mbetet gjë tjetër përveç se të kritikojnë kur bëhen punë të mira. Ne mbetemi të fokusuar në realizimin e kërkesave dhe nevojave të qytetarëve maksimalisht, të angazhuar për përmirësimin e standardeve të jetesës- tha Ademi.

Ndryshe, objekti i shkollës fillore në Reçicë të Vogël dhe ai në fshatin Sellcë të Tetovës, po premtohen vite me radhë nga partitë politike, madje duke qenë në çdo cikël zgjedhor edhe pjesë e programeve të partive politike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat