Ligji për Prokurorinë Publike ka ngelur pezull para shpërbërjes së Kuvendit

Maqedonia

Ligji për Prokurorinë Publike ka ngelur pezull para shpërbërjes së Kuvendit

Më: 19 janar 2020 Në ora: 10:59
Prokuroria Publike

Pas mesazheve të Komisionerit të BE-së, Oliver Varhelyi se përbërja e tanishme parlamentare do t’i japë prioritet ligjit të Prokurorisë Publike, në vend nuk ndalen reagimet mbi atë nëse ligji mund të miratohet përpara se parlamenti të shpërndahet. LSDM është e gatshme të diskutojë dhe të bëjë thirrje për përgjegjësi të të gjitha subjekteve politike, ndërsa OBRM-PDUKM thotë se në ditët në vijim ata do të dalin me një qëndrim për tekstin e propozuar ligjor të dërguar atyre.

Kreu i LSDM-së Zoran Zaev dje tha nëse është e nevojshme është i gatshëm të bisedojë me liderin e OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski në mënyrë që të miratojë këtë ligj thelbësor. Ai shprehu besim se ligji mund të miratohet në tre javët e ardhshme.

“Është një zgjidhje sistemike që miratohet nga shumica prej dy të tretave dhe të gjithë duhet të marrim përgjegjësi dhe të ndërmarrim hapa për ta miratuar këtë ligj. Nëse jo para zgjedhjeve, ne do të duhet ta sjellim atë pas zgjedhjeve. Sido që të jetë situata në zgjedhje, ne duhet ta sjellim atë. Ky është obligimi ynë i ndërsjellë pasi është një ligj i dy të tretave. Ne mund ta bëjmë këtë tani derisa Kuvendi po punon për të dhënë një argument plus për Komisionerin e BE-së dhe vendet anëtare të BE-së dhe për të siguruar që vendimi i Këshillit Evropian të jetë përfundimisht pozitiv, edhe pse nuk është një kërkesë, ai nuk është pjesë e raportit për vendin tonë, por do të jetë një argument plus”, tha Zaev.

Zaev është i gatshëm të diskutojë ligjin me të gjitha subjektet politike dhe, siç tha ai, mund të gjendet një zgjidhje për të gjitha ato sugjerimet e parashtruara nga palët, por jo për të kapërcyer linjat e kuqe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat