Besimtarët ortodoksë në Maqedoni sot festojnë Ujin e Bekuar

Maqedonia

Besimtarët ortodoksë në Maqedoni sot festojnë Ujin e Bekuar

Më: 19 janar 2020 Në ora: 11:35
Foto ilustrim

Besimtarët ortodoksë sot festojnë festën Ujit të Bekuar, e cila festohet që prej shekullit të dytë. Është i ndërlidhur me pagëzimin e Jezu Krishtit në ujërat e lumit Jordan nga ana e Shën Gjonit, i cili prej atëherë quhet Pagëzuesi. Festa quhet Uji i bekuar për shkak të hedhjes së kryqit në ujë që e kryen kisha në këtë ditë.

Tradicionalisht, në lumenjtë hidhen kryqe, ndërsa ai që do ta kapë Kryqin e shenjtë, besohet se do ta ndjekë fati dhe mirëqenia gjatë tërë vitit. Kapja e kryqit do të thotë bashkim i njeriut me Krishtin, ndërkaq besohet se me lëshimin e kryqit ujërat shenjtërohen dhe bëhen të shërueshme.

Si edhe gjatë viteve të kaluara, më masovike festa pritet të jetë në Shkup dhe në Ohër. Në Shkup janë paraqitur 140 qytetarë për pjesëmarrje në manifestimin “Uji i bekuar 2020”.

Manifestimi qendror në Shkup do të mbahet në mesditë kur arqipeshkvi i Ohrit dhe Maqedonisë z.z. Stefan do ta hedhë kryqin në Vardar nga ura afër hotelit “Holidej In”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat