Sinjale pozitive nga Ohri për një marrëveshje për Prokurorinë Publike - Bota Sot
Sinjale pozitive nga Ohri për një marrëveshje për Prokurorinë Publike

Maqedonia

Sinjale pozitive nga Ohri për një marrëveshje për Prokurorinë Publike

Më: 19 janar 2020 Në ora: 12:33
Foto ilustrim

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, nga Ohri deklaroi se, nëse ka takim liderësh me kryetarin e OBRM-PDUKM-së, ai do të mbahej javën e ardhshme, për të pasur kohë për sjelljen e ligjit për Prokurorinë Publike në Kuvend, për të cilin pritet të ketë shumicë e dy të tretave.

Mickovski, i cili gjithashtu ndodhej në Ohër, deklaroi se nuk kishte ndër mend të merrte pjesë në takim sa për sy e faqe. Ai më tej tha se grupet e punës do të takohen javën e ardhshme, dhe, nëse qëndrimet afrohen, atëherë mund të flitet për mbajtjen e takimit të liderëve.

Ai deklaroi se LSDM-ja kërkojnë të sjellin ligjin i cili në të ardhmen do të mbrojë strukturat kriminale të partisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat