Zaev shpreson në miratimin e ligjit për PP - Bota Sot
Zaev shpreson në miratimin e ligjit për PP

Maqedonia

Zaev shpreson në miratimin e ligjit për PP

Më: 19 janar 2020 Në ora: 13:51
Zoran Zaev

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev sot nga Ohri tha se pret që deri më datën 12 të muajit të ardhshëm, Kuvendi do t’i sjell të gjitha ligjet e nevojshme, mes tyre edhe ligjin për prokurori publike, për të cilin nevojitet shumicë prej dy të tretave.

“Bëhet fjalë për ligj i cili është kompleks dhe është i nevojshëm për integrimet evropiane. Jam në dispozicion për të biseduar që të gjejmë zgjidhje. Tani jemi më të relaksuar ngase lëndët e PSP-së janë të siguruara, janë në procedurë gjyqësore dhe nën kontroll të prokurorit publik. Kështu të relaksuar mundemi në Kuvend të merremi vesh në thelb për zgjidhje për prokurorinë publike që do të ishte përkrahur nga të gjithë”, ka deklaruar Zaev.

Ai theksoi se nëse është e nevojshme që të mbahet takim të liderëve, e njëjta të mbahet javën e ardhshme.
“Në fund të ditës nuk pyetën vetëm Zaev dhe Mickoski, këtu janë edhe partitë tjera politike, grupi i pavarur i deputetëve, që të mund të gjithë të japin sugjerimet e tyre për një çështje aq të rëndësishme strukturore”, ka theksuar Zaev.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat