Tërmeti që goditi Shqipërinë është ndjerë edhe në Maqedoni - Bota Sot
Tërmeti që goditi Shqipërinë është ndjerë edhe në Maqedoni

Maqedonia

Tërmeti që goditi Shqipërinë është ndjerë edhe në Maqedoni

Më: 19 janar 2020 Në ora: 16:10
Foto ilustrim

Një tërmet me madhësi prej 4.4 shkallë goditi Shqipërinë, ndërsa u ndje edhe në Maqedoni, Kosovë dhe Serbi.

Epiqendra ishte në Kukës, me thellësi prej 10 kilometrave.

Në vend tërmeti është ndjerë në Mavrovë, Dibër, Kërçovë, Gostivar dhe Tetovë. Disa minuta më vonë u regjistrua një tërmet i ri, por më i vogël, me madhësi prej 3.8 në shkallë Rihter. Pastaj u regjistrua edhe një tërmet me madhësi prej 4.3 shkallë afër Peshkopisë.

Vitin e kaluar Shqipëria u godit nga një tërmet i fortë ku humbën jetën mbi 50 persona.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat