Spasovski kërkon gjetjen e zgjidhjes për Ligjin për Prokurorinë Publike - Bota Sot
Spasovski kërkon gjetjen e zgjidhjes për Ligjin për Prokurorinë Publike

Maqedonia

Spasovski kërkon gjetjen e zgjidhjes për Ligjin për Prokurorinë Publike

Më: 19 janar 2020 Në ora: 17:31
Oliver Spasovski

Secili subjekt politik duhet të jetë në krye të detyrës, duhet të gjendet zgjidhje për ligjin e prokurorisë publike. Kështu porositi Kryeministri teknik Oliver Spasovski, i cili tha se nuk pret ngadalësim të sjelljes së ligjit dhe porositi për bashkëpunim ndërmjet palëve të përfshira në proces. Spasovski e cilësoi këtë si një çështje e interesit të lartë shtetëror.

“Do të bëjmë gjithçka që në periudhën e ardhshme të punojmë të gjithë së bashku dhe vlerësoj se secili subjekt politik duhet të jetë në krye të detyrës. Të bisedojmë dhe të gjejmë zgjidhje, me qëllim që t’i realizojmë qëllimet tona nacionale, që është anëtarësimi ynë në NATO dhe BE”, Oliver Spasovski, Kryeministër teknik.

Sa i përket anëtarësimit të vendit në NATO, Spasovski nënvizoi se një gjë e tillë do të përfundojë sa më shpejtë të jetë e mundur.

“Kjo është çështje që po vijon dhe presim që të përfundojmë sa më shpejtë të jetë e mundur. Maqedonia do të bëhet vendi i 30 anëtar në NATO”, tha Oliver Spasovski.

Lidhur me paralajmërimet për ndryshimet në ligjin e mediave, Spasovski nënvizoi se po bëhen analizat e nevojshme, ndërsa nga të dhënat e marra, në komunikim edhe me mediat, do të propozohet një vendim përkatës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat