Zaev: OBRM-PDUKM-ja po punon për shfuqizimin e Marrëveshjes së Prespës

Maqedonia

Zaev: OBRM-PDUKM-ja po punon për shfuqizimin e Marrëveshjes së Prespës

Më: 20 janar 2020 Në ora: 12:41
Zoran Zaev

Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev, sot në konferencë për shtyp tha se partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, po punon për të shfuqizuar Marrëveshjen e Prespës.

Zaev tha se OBRM-PDUKM-ja vazhdon të përhap ide të rrezikshme për Marrëveshjen e Prespës, e cila sipas tij, e ka anëtarësuar shtetin në NATO dhe e ka afruar drejt BE-së.

Zaev tha se nuk mendon që OBRM-PDUKM do të ketë shumicë prej dy të tretave, por tha se është detyrë e tij që t’i theksojë hapat e opozitës.

Kryetari i LSDM-së tha se shfuqizimi i Marrëveshjes së Prespës do të thotë ndarje dhe bllokime të reja, si dhe humbje e anëtarësimit në NATO.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat