Aksident trafiku në rrugën Tetovë – Pirok, dëmtohen shtyllat elektrike

Maqedonia

Aksident trafiku në rrugën Tetovë – Pirok, dëmtohen shtyllat elektrike

Më: 20 janar 2020 Në ora: 12:42
Ilustrim

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Tetovë – Pirok, konkretisht në fshatin Pallçisht.

Makina e tipit BMW ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka goditur disa shtylla elektrike që ndodheshin krah rrugës, por për fat të mirë drejtuesi i automjetit apo ndonjë person tjetër nuk ka pësuar lëndime trupore.

Për pasojë, janë dëmtuar disa shtylla elektrike, ndërsa dy pjesë të këtij fshati kanë mbetur pa energji elektrike.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipe të SPB-së së Tetovës për të hetuar shkaqet e aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat