Gjendja shëndetësore e Trajkovskit është kaluese, gjykimi për “TNT” vazhdon për 15 ditë - Bota Sot
Gjendja shëndetësore e Trajkovskit është kaluese, gjykimi për “TNT” vazhdon për 15 ditë

Maqedonia

Gjendja shëndetësore e Trajkovskit është kaluese, gjykimi për “TNT” vazhdon për 15 ditë

Më: 20 janar 2020 Në ora: 14:26
Foto ilustrim

Serioze, por kaluese është gjendja shëndetësore e të akuzuarit Toni Trajkovski në lëndën për rrënimin e kompleksit “Kosmos”, kumtoi sot avokati i tij Jovica Strashevski, pasi seanca e sotme u anulua për më 6 shkurt të këtij viti.

Në seancën e sotme elaborim për gjendjen shëndetësore të Trajkovskit dha doktoresha e cila kishte dhënë vërtetim se i akuzuari nuk është në gjendje t’i ndjekë seancat por me kërkesë të avokatit Strashevski, opinioni u përjashtua.

Avokati Strashevski, pas përfundimit të seancës së sotme, tha se klienti i tij nuk ka ardhur në seancën e sotme me rekomandim të mjekut.

“Sot Toni Trajkovski nuk erdhi me rekomandimin e mjekut, i cili e dha raportin, se nuk mund të marrë pjesë në gjykim. Doktoresha erdhi dhe në seancë të mbyllur, e tha shkakun dhe e elaboroi diagnozën. Tha se është me karakter kohor dhe shpreson për përmirësimin e gjendjes gjatë 10-15 ditëve”, deklaroi Strashevski.

Lëndën e udhëheq gjykatësi Ognen Stavrev, ndërsa përfaqësues i aktakuzës është Burim Rustemi nga PTHP Kumanovë.

Seanca e parë për gjykimin për “TNT” u mbajt më 24.01.2018, por për shkak të skadimit të mandatit të njërit prej anëtarëve të këshillit gjykues procesi u kthye nga fillimi.

Për veprën të akuzuar janë më shumë persona midis së cilëve ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski dhe kryebashkiaku i atëhershëm i komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski, ndërsa në mungesë gjykohet ish-kryeministri Nikolla Gruevski.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat