Maqedonia e katërta në rajon për nga numri i të burgosurve - Bota Sot
Maqedonia e katërta në rajon për nga numri i të burgosurve

Maqedonia

Maqedonia e katërta në rajon për nga numri i të burgosurve

Më: 20 janar 2020 Në ora: 15:54
Foto

Shqipëria, Mali i Zi, Serbia dhe Maqedonia janë rekorder për nga numri i të burgosurve në rajon. Këtë e dëshmojnë të dhënat e ‘Eurostat‘, ku Shqipëria radhitet e para për nga numri i të burgosurve në Ballkanin Perëndimor.

Sipas ‘Eurostat‘, në Shqipëri ka 197 të burgosur për çdo 100 mijë banorë, duke u renditur në vendin e katërt në Evropë pas Lituanisë, Çekisë dhe Estonisë. Pas Shqipërisë, nga vendet e Ballkanit Perëndimor është Mali i Zi me 179 të burgosur në 100 mijë banorë dhe Serbia me 153 të burgosur në 100 mijë banorë.

Maqedonia e Veriut ka 146 të burgosur në 100.000 banorë ndërsa Kosova me 90 të burgosur në 100 mijë banorë.

Numri mesatar i të burgosurve në 100 mijë banorë është 116, që sipas ‘Eurostat‘ është më i vogli nga viti 2000.

Në Francë, Austri dhe në Gjermani, numri i të burgosurve është më i ulët nga mesatarja e BE-së 103, 100 dhe 79 të burgosur në 100 mijë banorë. Në Itali dhe Greqi numri i të burgosurve në 100 mijë banorë është 97.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat