Komandanti i Stacionit Policor Gazi Babë shqetëson seksualisht kolegen - Bota Sot
Komandanti i Stacionit Policor Gazi Babë shqetëson seksualisht kolegen

Maqedonia

Komandanti i Stacionit Policor Gazi Babë shqetëson seksualisht kolegen

Më: 20 janar 2020 Në ora: 16:37
Foto ilustrim

Komandanti i Stacionit Policor Gazi Babë seksualisht ka shqetësuar tre kolege. Kundër tij do të ngritet procedurë për vërtetimin e përgjegjësisë disiplinore dhe largim nga puna pas përfundimit të procedurës.

Sipas MPB-së, S.V (49), komandant në Stacionin Polcor Gazi Babë, disa herë dhe për herë të fundit më 7 nëntor, duke përdorur pozitën e tij, seksualisht ka shqetësuar nëpunëse në stacion me propozime të pahijshme e që në fund kanë përfunduar me kërcënime ndaj saj për shkak të refuzimit.

Gjatë kontrollit nga Departamenti për Kontroll të Brendshëm, edhe dy nëpunëse tjera, të punësuar në po atë stacion, kanë denoncuar se në të njëjtën mënyrë janë shqetësuar nga komandanti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat