Mizrahi akuzon zëvendësministren Shkrijelj se po bllokon punën e saj - Bota Sot
Mizrahi akuzon zëvendësministren Shkrijelj se po bllokon punën e saj

Maqedonia

Mizrahi akuzon zëvendësministren Shkrijelj se po bllokon punën e saj

Më: 20 janar 2020 Në ora: 20:58
Rashela Mizreha

Siç njoftojnë nga kabineti i ministres teknike të MPPS-së, Rashela Mizreha, zëvendësministrja Sanela Shkrijelj po bllokon punën në ministri dhe ndalon funksionimin normal të kësaj ministrie.

“Sanela Shkrijelj, paligjshëm bllokon punën e ministres në MPPS, ndalon funksionimin normal të ministrisë dhe lëvizjen normale të dokumenteve në institucion”, thuhet në njoftim.

Ata shtojnë se zëvendësministrja e MPPS-së, Sanela Shkrijelj me agjendë partiake po kryen presion dhe mobing mbi të punësuarit në MPPS.

Sipas kabinetit të Mizrahit, pjesa më e madhe e Qendrave për Punë Sociale pranë MPPS-së, po funksionojnë me ushtrues detyre në vend të drejtorëve.

“Veprim i tillë dhe demonstrim të forcës, hap dyshime për bllokim të proceseve të punës së MPPS-së”, shprehen nga kabineti i Mizrahit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat