Shkrijelj: Me reformat dhe rritjen e pensioneve sigurojmë jetesë më të mirë për qytetarët e Maqedonisë - Bota Sot
Shkrijelj: Me reformat dhe rritjen e pensioneve sigurojmë jetesë më të mirë për qytetarët e Maqedonisë

Maqedonia

Shkrijelj: Me reformat dhe rritjen e pensioneve sigurojmë jetesë më të mirë për qytetarët e Maqedonisë

Më: 20 janar 2020 Në ora: 22:23
Sanela Shkrijelj

Zëvendësministrja e MPP-së dhe anëtarja e Komisionit për Punë dhe Politikë Sociale në LSDM, Sanela Shkrijelj, sot u takua me pensionistë dhe shfrytëzues të ndihmës sociale në Shtip.

Ajo në takim tha se reformat që janë realizuar gjatë kësaj periudhe në mënyrë të drejtpërdrejt kanë ndikuar në përmirësimin e jetës së qytetarëve.

“Vendimi për rritjen e pensioneve, që e ndjek rritjen e pagave në shtet, nga rreth 700 denarë është rritja më e madhe e pensioneve deri tani dhe dëshmon kujdes të vërtetë ndaj më të moshuarit, por edhe për pensionistët e ardhshëm”, tha Shkrijelj duke shtuar se pensioni mesatar tani do të jetë 15.500 denarë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ajo theksoi se për herë të parë në vend është vendosur edhe pensioni social që për momentin e shfrytëzojnë mbi 4.000 persona më të moshuar.

Në takim, ajo përmendi rritjen e ndihmës sociale për 300%.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat