Grubi: Ne kemi përgjegjësi për administratën e shtetit - Bota Sot
Grubi: Ne kemi përgjegjësi për administratën e shtetit

Maqedonia

Grubi: Ne kemi përgjegjësi për administratën e shtetit

Më: 21 janar 2020 Në ora: 11:14
Artan Grubi dhe Ali Ahmeti

Deputeti i BDIsë Artan Grubi ka vazhduar të komentoj sjellejn e ndryshimeve të ligjit për të punësuarit në administratë dhe në sektorin publik.


Në profilin e tij në facebook, Grubi ka shpërndarë videon nga fjalimi në kuvend dhe ka shkruar:
“Me qindra dhe mijëra reagime pozitive ndaj këtij premtimi të realizuar, por me të cilin nuk mjaftohemi sepse ka edhe ca kategori tjera në administratë të cilat duhet ti adresojmë duke u bazuar në ligjin amë.
Ne kemi përgjegjësi për administratën e shtetit dhe të sektorit publik për arsye se të gjithë ata janë rezultat i drejtpërdrejt i 2001shit dhe Marrëveshjes së Ohrit.
Pikërisht këto ndryshime i hapën dyert e shtetit për rininë dhe filluan ta bëjnë shtetin më lojal ndaj qytetarit si pikënisje për lojalitetin e qytetarit ndaj shtetit” ka shkruar Grubi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat