LSDM: OBRM-PDUKM kujdeset për pronën e partisë - Bota Sot
LSDM: OBRM-PDUKM kujdeset për pronën e partisë

Maqedonia

LSDM: OBRM-PDUKM kujdeset për pronën e partisë

Më: 21 janar 2020 Në ora: 11:50
Foto ilustrim

Nëpërmjet një njoftimi të LSDM-së thuhet se “në vend të reformave në gjyqësi dhe përparim të shtetit, OBRM-PDUKM kujdeset për pronën e partisë”.

“OBRM-PDUKM edhe njëherë dëshmoi se nuk po kujdeset për shtetin, por se është kundër drejtësisë, kundër shtetit të së drejtës dhe kundër sundimit të së drejtës”, shprehen nga LSDM.

Ata thonë se qëndrimi i e Mickoskit për Ligjin për Prokurori Publike është i dëmshëm për shtetin.

“Mickoski e ndërlidh Ligjin për Prokurori Publike me pronën e partisë, ndërsa nga OBRM-PDUKM kërcënojnë me amnisti të proceseve gjyqësore që janë kundër tyre”, shprehen nga LSDM duke shtuar se me këtë, Mickoski vërteton se prona e partisë dhe mbrojtja e krimit të OBRM-PDUKM-së janë më të rëndësishme se reformat në gjyqësi.

Sipas tyre, kjo është edhe një dëshmi se OBRM-PDUKM udhëhiqet nga Mickoski por drejtohet nga Gruevski.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat