Kostadinov: Pa Marrëveshjen e Prespës nuk ka as BE as NATO

Maqedonia

Kostadinov: Pa Marrëveshjen e Prespës nuk ka as BE as NATO

Më: 21 janar 2020 Në ora: 16:28
Kostadin Kostadinov

Zëdhënësi i LSDM-së, Kostadin Kostadinov nëpërmjet një konference për shtyp thotë se “paralajmërimet e OBRM-PDUKM-së se do të angazhohen për shfuqizimin e Marrëveshjes së Prespës janë kërcënime të drejtpërdrejta për anëtarësimin tonë në NATO, dhe kjo rrezikon integrimin në BE dhe të ardhmen tonë”.

“Ulësja në NATO është ulëse për Republikën e Maqedonisë së Veriut, vendi i 30-të në NATO, aleancës më të fuqishme. Pa Marrëveshjen e Prespës ajo ulëse në NATO nuk do të ishte e mundshme”, tha Kostadinov.

Ai tha se në periudhë kur Spanja fillon ratifikimin e fundit të Protokollit për anëtarësimin në NATO, OBRM-PDUKM rrezikon me shfuqizim të Marrëveshjes së Prespës dhe se pa këtë marrëveshje nuk ka as anëtarësim në NATO.

“Është e qartë, të gjithë që rrezikojnë shfuqizimin e marrëveshje, e rrezikojnë edhe anëtarësimin në NATO, që është rrezik i drejtpërdrejtë për shtetin. Qëndrimet e Mickoskit dhe OBRM-PDUKM-së janë të papërgjegjshme, anti-shtetërore dhe në kundërshtim me qëllimet strategjike të shtetit”, tha Kostadinov duke shtuar se se LSDM bashkërisht me kapacitet demokratike qytetare në shtet garanton se Marrëveshje e Prespës do të krijojë të ardhme e që në të ardhmen, sipas tij, do të thotë anëtarësim në NATO dhe nisje të bisedimeve me BE-në.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat