Radman: Bisedimet me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë janë të rëndësishme për kredibilitetin e BE-së

Maqedonia

Radman: Bisedimet me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë janë të rëndësishme për kredibilitetin e BE-së

Më: 22 janar 2020 Në ora: 18:21
Gordan Grliq Radman

Ministri kroat i Punëve të Jashtme, Gordan Grliq Radman, para eurodeputetëve përsëriti qëndrimin se Ballkani Perëndimor është prioritet i lartë për kryesimin kroat dhe në këtë kontekst nisja e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë janë të rëndësishme për kredibilitetin e Bashkimit Evropian.

“Kredibiliteti i Bashkimit Evropian si lojtarë botërorë duhet ta kalojë testin e suksesit në fqinjësinë e tyre të drejtpërdrejtë”, tha Radman para anëtarëve të Komisionit për Politikë të Jashtme në Kuvendin Evropian.

Suksesi me fqinjët e BE-së, për ministrin e MPJ-së kroate, do të thotë sukses në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Theksoi duhet të vendoset te stabiliteti dhe siguria e fqinjëve, hapja dhe përpjekjet reformues. BE ka arsye të mira të vazhdojë të përkushtohet në te kontinentit evropian dhe të mos lejojë asnjë rajon i Evropës të ndryshojë rrugë”, tha Radman.

Ai kërkoi të ketë përpjekje maksimale edhe me Bosnjën dhe Hercegovinën, ndërsa bisedimet me Serbinë dhe Malin e Zi të jenë më dinamike kurse për Kosovën u shpreh se do të hapet perspektiva.

Kroacia e shpalli zgjerimin ndaj Ballkanit Perëndimor si një nga prioritetet më të larta në kryesimin e saj në BE në gjashtë muajt e para të këtij viti. Në maj në Zagreb do të mbahet samiti i liderëve të vendeve anëtare të BE-së dhe shteteve nga Ballkani Perëndimor.

Maqedonia e Veriut shpreson se do të fillojë me nisjen e bisedimeve me BE-në para atij samiti, gjegjësish në mars të këtij viti. Më herët, Komisioni Evropian e ka për obligim të publikojë metodologjinë e re e procesit bisedues, ashtu siç e kërkoi Franca në tetor. Ky raport raport pritet të publikohet në fund të muajit janar apo në fillim të shkurtit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat