Sot vazhdon gjykimi për rastin “Haraçi” - Bota Sot
Sot vazhdon gjykimi për rastin “Haraçi”

Maqedonia

Sot vazhdon gjykimi për rastin “Haraçi”

Më: 23 janar 2020 Në ora: 08:59
Foto ilustrim

Në Gjykatën Themelore Penale në Shkup sot duhet të vazhdojë gjykimi për rastin “Haraçi”. Seanca e kaluar u anulua për shkak të mungesës së avokatëve të Katica Janevës, avokatëve Deljo Kadiev dhe Irena Fërçkovska.

Rasti ndodhet në procedurë dëshmimi dhe në seancën e sotme duhet të dëshmojë ish-prokurorja Publike Speciale, Lile Stefanova, e cila e udhëheq hetimin për rastin “Perandoria”.

Deri më tani si dëshmitarë dëshmi kanë dhënë zëvendësja e Ish-Prokurore Publike Speciale, Katica Janeva, Elizabeta Josifovska, biznesmeni Orce Kamçev, bashkëshortja e tij Ana Kamçeva, kontabilistja në kompanitë private të familjes Kamçev, gazetari Hristian Banevski i televizionit 1TV dhe të tjerë.

Prokuroria Publike Themelore për përndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit në tetor të këtij viti shtroi aktakuzë kundër Bojan Jovanovskit, Katica Janevës dhe Zoran Milevskit.

I akuzuari i parë Jovanovski dyshohet se ka kryer vepër penale “larje parash dhe të ardhura të tjera si vepër penale”, ndërsa Janeva dhe Milevski për “pranimin shpërblimit për ndikim të jashtëligjshëm”. E akuzuara e dytë Janeva ngarkohet edhe se ka kryer vepër penale “keqpërdorimin e pozitës zyrtare dhe autorizimit”.

Në seancën e parë për rastin “Haraçi”, që u mbajt më 3 dhjetor vitin e kaluar, i akuzuari i tretë Zoran Milevski-Kiçeec e pranoi fajin, me ç’rast u dënua me tre vjet burg.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat