Persona të armatosur grabisin një kazino në Shkup - Bota Sot
Persona të armatosur grabisin një kazino në Shkup

Maqedonia

Persona të armatosur grabisin një kazino në Shkup

Më: 23 janar 2020 Në ora: 11:55
Foto ilustrim

Një dramë e vërtetë ka ndodhur në qendrën tregtare “Porta Vllae” në Shkup.

Disa persona të armatosur kanë grabitur një kazino afër rrugës “Aradhat partizane”, të cilët pasi kanë kërcënuar të punësuarit, e kanë marrë qarkullimin ditor brenda kazinos.

Personat e panjohur paratë i kanë futur në qese dhe çanta dhe janë larguar.

Policia e ka konfirmuar rastin dhe thotë se po ndërmarrin masa për kapjen e autorëve.

Pritet që gjatë ditës të dalin edhe detaje të reja në lidhje me këtë rast.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat