Dimitriev: Qeveria teknike s’është diçka për t’u krenuar

Maqedonia

Dimitriev: Qeveria teknike s’është diçka për t’u krenuar

Më: 23 janar 2020 Në ora: 12:36
Emil Dimitriev

Ish-kryeministri teknik, Emil Dimitriev, i cili në vend të 100 ditëve mbet për 16 muaj kryeministër teknik sipas Marrëveshjes së Përzhinos thotë se është e nevojshme të ngrisim shoqërinë në atë nivel ku s’do ketë nevojë për një qeveri teknike, ku institucionet veprojnë në mënyrë të pavarur nga politika.

“Krijimi i një qeverie të tillë është sinjal i keq për Maqedoninë. Ky lloj i qeverive është në shoqëritë kur politika ka ndikim të fuqishëm ndaj institucioenve. S’është diçka për t’u krenuar”, thotë Dimitriev në intervistë për ‘Utrinski brifing’.

Ai thekson se nëse në planë të parë nuk hieqt ky model, duhet të mendohet për ndryshime të afatit të funksionimit të kësaj qeverie.

“Tre muaj është afat i gjatë. Evidente është se puna e para që do të ndodhë është konflikti mes funksionarëve, bllokimi i institucioneve”, tha Dimitriev duke shtuar se efektin negativ e paguajnë qytetarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat