“Nëse nuk ndryshohet metodologjia, asnjë vend i Ballkanit Perëndimor nuk do të anëtarësohet në BE para 2030”

Maqedonia

“Nëse nuk ndryshohet metodologjia, asnjë vend i Ballkanit Perëndimor nuk do të anëtarësohet në BE para 2030”

Më: 23 janar 2020 Në ora: 13:43
Foto ilustrim

Përderisa nuk ndryshohet metodologjia dhe tempoja e atij procesi, asnjë vend i Ballkanit Perëndimor nuk do të inkuadrohet në Union para vitit 2030, sipas studimit më të ri të Iniciativës evropiane për stabilitet (ESI).

Dokumenti e citon deklaratën e vitit 2010 të ish ministrit gjerman për Punë të Jashtme Joshka Fisher. Në pyetjen se ç’farë “forme” do të ndërmarrë BE-ja në dy dekadat e fundit, ai u përgjigj se “kjo e përjashton mundësinë e zgjerimit në cilin do vend ballkanik deri në vitin 2030”, duke pohuar: “Evropa është në gjendje të sëmundjes së thellë…pozitat kombëtare në mbarë BE-në janë thjeshtë shumë të ndryshme”.

Si përfundim, gjendja e tanishme tregon se “Fisher ka pasur top të kristaltë”.

Sipas autorit të analizës, vendet e Ballkanit Perëndimor kanë rrezik ta përsërisin fatin e Turqisë – “Asnjëherë të mos inkuadrohen në Union”.

Në atë kontekst, vërehet se kanë kaluar më shumë se gjashtë vjet prejse vendi i fundit që u bë anëtare e BE-së është Kroacia.

Sa i përket vendeve tjera të Ballkanit, potencohet se Maqedonia e Veriut ka aplikuar për anëtarësim në vitin 2004, është bërë kandidate një vit më vonë, por që ende nuk i ka “hapur” negociatat me Brukselin…Mali i Zi negocion për inkuadrim gati tetë vjet, që tashmë e tejkaloi Kroacinë.

Njëjtë në “statistikën depresive” citohet edhe për Serbinë – e cila filloi me negociata para gjashtë viteve dhe në ndërkohë ka mbyllur vetëm dy kapituj, ndërsa Shqipëria përpiqet më shumë se një dekadë ta marrë “dritën e gjelbërt” për hapje të negociatave, ndërsa Bosnja nuk ka arritur përparim nga viti 2016, kur e dorëzoi kandidimin e saj.

Përfundimisht, shënohet se Kosova nuk ka mundur të aplikojë për anëtarësim sepse nuk e pranojnë të gjitha anëtaret e BE-së.

Si përfundim, përveç nëse diçka nuk ndryshohet në praktikat e përhershme dhe qasjen e Brukselit, secili që dëshiron t’i zbatojë reformat e domosdoshme për të marrë “biletë” për në BE, do ta humb motivimin për ta bërë atë, ose “të ndjehet si eksperiment”.

Mes ndryshimeve për të cilat përpiqet ESI, ndërsa të cilat kryesisht janë përpunimi i planeve për reforma në zgjerimin e Francës, citohet se zgjerimi duhet të bëhet ” proces dyfazësh”, që do të thotë se qëllimi përfundimtar i negociatave mbetet “anëtarësim me të drejtë të potë” dhe “qëllim kalimtar” t’u ofrohet vendeve kandidate mundësi për përfshirje në tregun e përbashkët, të nënshtruar në disa kushte, në mënyrë të njëjtë sikur në rastin e Finlandës, e cila u bë pjesë e tregut të vetëm në vitin 1994, ndërsa vitin e ardhshëm anëtare me të drejtë të plotë në BE.

Rekomandimi i dytë është “hapni dhe mbyllni të gjithë kapitujt”. Më tutje, ajo e citon nevojën e “qeverisjes të së drejtës me të vërtetë të bëhet temë qendrore”.

Më saktë e thënë “respektimi i regullave të qeverisjes të së drejtës duhet të jetë parakusht për inkuadrim drejt tregut të vetëm dhe për anëtarësim me të drejtë të plotë, që nënkupton kontroll shumë më të ashpër prej deri tani”.

Për ilustrim, propozohet ” nëse ndonjë vend seriozisht i shkel të drejtat bazë të njeriut ose e minon pavarësinë e gjyqësisë, ajo duhet të ngrihet nga procesi i inkuadrimit, duke e përfshirë edhe mbajtjen e fondeve parainkuadruese” – në atë rast, procesi i inkuadrimit do të fillojë sërish, nëse vlerësojnë shumica e vendeve-anëtare të BE-së se janë zbatuar reformat.

Autorët e analizës i parashtrojnë pyetjet e ardhshme për politikanët e BE-së – nëse inkuadrimi i anëtareve të reja do ta bëjë Unionin më të fuqishëm: nëse vazhdimi është i mirë për anëtarët rrjedhës; nëse zgjerimi i Ballkanit Perëndimor sjell rreziqe – ajo është, nëse anëtaret e reja do të “sjellin” probleme të reja, do ta vështirësojnë arritjen e marrëveshjes, do ta rrezikojnë konsensusin “e brishtë” të BE-së për standardet bazë të qeverisjes të së drejtës; përfundimisht – parashtrohet pyetja – a do të rrëshqasë Ballkani Perëndimor në jostabilitet përderisa nuk pranohet në Union, në të cilin do të thuhet: përderisa mospranimi i vendos këto vende në krizë të sigurisë, ata nuk janë të gatshëm të bëhen anëtare – anëtarësimi në BE është shumë i rëndë që të jetë rrjet i sigurt për shtetet jostabile.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat