Najçevska: Partitë dakordohen, deputetët vetëm do të ngrenë dorën - Bota Sot
Najçevska: Partitë dakordohen, deputetët vetëm do të ngrenë dorën

Maqedonia

Najçevska: Partitë dakordohen, deputetët vetëm do të ngrenë dorën

Më: 23 janar 2020 Në ora: 23:03
Mirjana Najçevska

Partitë nuk duhet vendosin për Prokurorinë Publike. Ligji është në Kuvend, për ligjin duhet të vendosin deputetët të cilët do të jenë të pavarur dhe do të punojnë për qytetarët, dhe jo për partitë, tha aktivistja Mirjana Najçevska për “Kanal5”.

“Përshtypja është se partitë do të arrijnë marrëveshje dhe deputetët do të ngrenë dorën si klane. Për çka na është atëherë Kuvendi, le t’i marrim Zaevin dhe Mickoski të arrijnë marrëveshje dhe të shtypin nga një buton dhe do të përfundojë. Derisa muk vijmë në situatë që ligjet të miratohen në Kuvend, për ligjet të diskutohen me argumente në vetë Kuvendin, derisa nuk ndodhë kjo nuk do të lëvizim dhe nuk jemi për në Bashkimin Evropian”, thotë Najçevska.

Ajo shtoi se të dyja palët, pushteti dhe opozita flasin njëjtë por në mënyra të ndryshme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat