Charles Michel për vizitë pune në Shkup

Maqedonia

Charles Michel për vizitë pune në Shkup

Më: 24 janar 2020 Në ora: 08:46
Charles Michel

Kryetari i Këshillit Evropian, Charles Michel sot do të jetë për vizitë pune në Shkup, ku do të ketë takime me përfaqësues të lartë në vend. Ai në këto takime pritet të bisedojë për metodologjinë e re të bisedimeve si dhe për procesin reformues.

Kryetari Stevo Pendarovski do të jetë nikoqiri i parë i kreut të Këshillit Evropian, i cili në Maqedoni vjen nga Tirana. Pendarovski dhe Michel pasdite do të kenë takim tet-a-tet dhe më pas do të kenë konferencë të përbashkët për shtyp.

Kryetari i Këshillit Evropian, para një muaji në intervistë për disa gazeta evropiane, vlerësoi se deri në maj, kur do të mbahet Samiti BE-Ballkan në Zagreb, duhet të dihet se si do të duket reforma e Bashkimit Evropian.

Vizita e kreut t Këshilli Evropian, vjen disa ditë pasi në Shkup ishte eurokomisari për Politikë Fqinjësore dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi, i cili vërtetoi perspektivën evropiane për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe paralajmëroi se sërish do të kërkohet fillim të bisedimeve me Maqedoninë e Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat