Zaev-Michel: Të gjitha institucionet janë të motivuara për të vazhduar rrugën evropiane

Maqedonia

Zaev-Michel: Të gjitha institucionet janë të motivuara për të vazhduar rrugën evropiane

Më: 25 janar 2020 Në ora: 15:05
Zoran Zaev dhe Charles Michel

Ne jemi shumë të motivuar për të vazhduar kursin evropian të shtetit, tha kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, i cili sot realizoi takim me Charles Michel, kryetarin e Këshillit Evropian.

Në takim u diskutua për procesin e reformave, nevojën për të miratuar Ligjin për Prokurorinë Publike, procesin e integrimit evropian, si dhe metodologjinë e re për zgjerimin e BE-së.

Zaev theksoi se të gjitha institucionet janë shumë të motivuara për të vazhduar kursin evropian të shtetit në mënyrë që të përfundojë integrimin në BE, që është qëllimi i të gjithë qytetarëve të vendit.

“Ne kemi besim se së bashku mund të ruajmë kursin e duhur të reformave, fqinjësinë e mirë dhe zhvillimin ekonomik. Shpresojmë që të gjithë faktorët politikë të jenë në nivelin e pjesës së tyre të përgjegjësisë, veçanërisht kur bëhet fjalë për të ardhmen evropiane të vendit”, theksoi Zaev.

Kryetari i Këshillit Evropian, Charles Michel përshkroi një plan të qartë për veprime të mëtejshme që synojnë zhbllokimin e procesit të zgjerimit dhe bashkimit të të gjitha vendeve anëtare të BE-së

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat