Nuredini: Të vetmet mbeturina të rrezikshme janë ato komunale

Maqedonia

Nuredini: Të vetmet mbeturina të rrezikshme janë ato komunale

Më: 25 janar 2020 Në ora: 17:10
Naser Nuredini

Ministri i Mjedisit, Naser Nuredini të hënë do të ketë takim me drejtorin e deponisë “Drisla”.

Nuredini për AIM-në tha se mbeturinat e vetme të rrezikshme në vend janë mbeturinat komunale. Tek ne importohet, thekson ai, mbeturinat për riciklimin dhe ripërdorim.

“Mbeturinat e vetme të rrezikshme që kemi në vendin tonë janë mbeturinat komunale. Ne nuk lejojmë çfarëdo mbeturina të importohen në deponitë tona. Të vetmit mbeturina që importohen janë për riciklim dhe ripërdorim, dhe asgjë tjetër. Nëse ka dyshime për ndonjë veprimtari të tillë, ne do të hetojmë me autoritetet dhe do të sigurohemi që ajo të mos ndodhë kurrë”, tha Nuredini.

Sa i përket kush kontrollon atë që hyn në vend si mbeturina dhe kush ka përgjegjësinë më të madhe, Ministri i Mjedisit thotë se, si institucion ata krijojnë politika dhe se doganat duhet të dinë se çfarë importohet në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat