MPB fillon hetimin për grupin e mbyllur në “Telegram”

Maqedonia

MPB fillon hetimin për grupin e mbyllur në “Telegram”

Më: 26 janar 2020 Në ora: 09:43
MPB

Përmes një grupi në “Telegram” nxënësit e shkollave të mesme të Maqedonisë shpërndajnë fotografi eksplicite të vajzave të mitura të shkollave të mesme, informon “Radio MOF”.

Nga “A1 on” kanë kontaktuar një profesoreshë nga një shkollë e mesme e cila theksoi se bëhet fjalë për fotografi të vajzave të mitura prej 12 dhe 13 vjeç. Një pjesë e fotografive janë nga profilet e tyre, por disa janë marrë nga komunikimi privat me shokët ose partnerët e tyre.

Profesoresha shton se një pjesë e profileve janë të rrejshme dhe nuk dihet mosha e anëtarëve të grupit.

Ndërsa nga Byroja për Siguri Publike (BSP) menjëherë kanë filluar hetimin për motivin dhe formimin e grupit të “Dhomës Publike” në rrjetin social “Telegram” në të cilën nxënësit e shkollave të mesme shpërndajnë dhe komentojnë fotografi eksplicite, njoftoi nëpërmes profilit të saj në Facebook, zv. ministrja e MPB-së, Sllavjanka Petrovska.

“Për të gjitha detajet opinioni do të jetë i informuar, ndërsa ndaj atyre që kanë thyer ligjin do tu caktohen parashtresat e duhura”, shkruan Petrovska.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat