Vetëvritet aksidentalisht një person nga Kërçova

Maqedonia

Vetëvritet aksidentalisht një person nga Kërçova

Më: 26 janar 2020 Në ora: 10:58
Foto ilustrim

Sot rreth orës 8 të mëngjesit në Kërçovë është gjendur i vdekur një person i moshës 49 vjeçe.

Personi në fjalë siç mëson “Alsat” ishte nëpunës policorë në Stacionin Policorë Osllomej. Bëhet fjalë për S.A. i lindur në vitin 1970.

Viktima është me plagë në gjoks që supozohet se është shkaktuar derisa ka pastruar pushkën e gjahut.

Ekipet policore janë në vendngjarje dhe po hetojnë rastin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat