Mickoski: Prokuroria është rojtare e krimeve të pushtetit aktual

Maqedonia

Mickoski: Prokuroria është rojtare e krimeve të pushtetit aktual

Më: 27 janar 2020 Në ora: 14:16
Hristijan Mickoski

“Çka duhet të ndodh më tepër që kjo prokurori të fillojë të shikojë dëshmi për krimin tek pushteti? Deklarata e para disa ditëve të prokurores Villma Ruskoska është shkak më tepër pse na duhet ligj për prokurori të pavarur dhe dëshmi plus politizimin e plotë të prokurorisë aktuale. Ajo sqaron edhe pse Zaevi lufton për ligjin, i cili do ta amnistojë krimin”.

Kështu tha Hristijan Mickoski, kryetar i partisë opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, përmes një kumtese me shkrim në lidhje me ligjin e ri për Prokurorinë Publike. Mickoski thotë se Prokuroria edhe një herë e merr rolin e mbrojtësit të krimit në pushtet.

“Ruskoska u shndërrua në mbrojtëse e skandaleve të Zaevit. Rasti me ryshfetin e votuesve në vitin 2014 është hapur “rastësisht” në vitin 2018 dhe është mbyllur për mospasje të dëshmive dhe tani e duhet t’i besojmë Ruskoskës se Zaevi është i pafajshëm në gjithë rastin”, thotë Mickoski në deklaratë.

Sipas tij, është e qartë se prokuroria është rojtari i krimit të pushtetit aktual.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat